Dy raste të reja të fruthit në Shkup


Dy raste të reja me fruth sot janë vërtetuar. Bëhet fjalë për një fëmijë 18-muajsh nga Komuna e Çairit dhe për një fëmijë katërvjeçar nga Komuna e Aerodromit të cilët kanë qenë të pavaksinuar. Ata janë transferuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili tha se me këto dy raste numri i përgjithshëm i të sëmurëve me fruth është 19.

Nga të sëmurit, 11 janë transferuat në Spitalin për Sëmundje Infektive, prej të cilëve katër janë lëshuar për kurim shtëpiak. Potencoi se për një person të moshës  30 vjet i cili është i vaksinuar me një dozë vaksinë dhe për një person të moshës 28 vjet i cili ka statut të panjohur të vaksinimit pritet vërtetim nga analizat e gjakut. “Deri më tani janë vaksinuar 1.300 fërmijë”, tha Filipçe dhe u bëri apel prindërve t’i vaksinojnë fëmijët që të parandalohet epidemia e fruthit.