Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 4, Tetovë 2, Prilep 3, Koçani 3. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive.
Gjithsej 69 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 807.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katër raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, paciente në moshën 55 vjeçe, e cila ishte pranuar në spital me 24 prill dhe një pacient 84 vjeç që ishte pranuar në spital me 27 prill. ISHP ka regjistruar edhe një rast të vdekjes në Prilep tek një paciente në moshën 69 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në shtëpi. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga fshati Zrnovc i Koçanit, i cili në spital ishte pranuar me 21 prill.Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 81.