Dy qytetet e Maqedonisë që nuk kanë asnjë rast aktiv me coronavirus

Krusheva dhe Vallandova janë qytetet e vetme në vend në të cilët aktualisht nuk kanë asnjë të infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ekziston vetëm një person i infektuar në Resnje, ndërsa dy raste aktive janë regjistruar në Kratovë.

Qytetet e tjera kanë numra aktivë dyshifrorë dhe tre-shifrorë.
Qytetet me më shumë raste aktive me coronavirus ka (861), Kumanovë (336) dhe Gostivar (315). Pas tyre pasojnë Shtipi me 258 persona të infektuar, Tetova me 169, Struga 141 dhe Kërçova me 106 raste aktive me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur 13.595, numri i pacientëve të shëruar është 10.110, numri i vdekjeve është 564, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.921.