Dy punëtorë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, mëson TV21 nga burime të Inspektoratit.
Për këtë shkak, pjesa dërmuese e inspektorëve dhe punëtorëve të Inspektoratit janë në izolim shtëpiak.
Dy punëtorët e inspektuar janë njëri mashkull i moshës 35 vjeçare dhe një grua e moshës 40-vjeçare.
Për shkak të rasteve të reja të të infektuarve, inspektorati gjatë kësaj jave nuk ka mundur ta realizojë as inspektime në shkollat fillore të vendit.
Testime do të realizojnë edhe inspektorët, ndërkaq pasqyra epidemiologjike ende nuk është përpiluar. pasi të përfundojnë këto procedura, do të mësohet edhe vazhdimi i aktiviteteve të inspektoratit.