Dy prej vi*ktimave nga ak*sidenti në Kroaci do t’iu bëhet obduksioni, tetë të tjerët pritet të va*rrosen nesër

Dy nga dhjetë trupat e pajetë të vi*ktimave nga ak*sidenti në Kroaci, njëri 40 vjeçar e tjetri 55, duhet t’iu bëhet obduksioni. Të dy ishin familjarë mes vete dhe për këta të fundit, nuk ka pasur të afërm të cilët e kanë konfirmuar identitetin e tyre pranë institucioneve kroate.
Kështu deklaroi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili gjatë ditës së sotme është kthyer nga Kroacia, ku dje kishe vizituar spitalin ku po trajtohen edhe dy të lënduar nga komuna e Rahovecit.

“Janë dy qytetarë nga komuna e Rahovecit të lënduar, janë nënë e bijë, të cilat po trajtohen në spitalin e Sllavonski Brod. Kam arritur t’i shoh, t’i vizitoj, por edhe pacientët e tjerë të cilët po trajtohen në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe të veçantë nga ana e gjithë personelit të qytetit Sllovanski Brod. Gjendja e të lënduarve është stabile.

Natyrisht dje janë lëshuar 27 nga të lënduarit. Edhe 15 janë duke e marrë trajtimin shëndetësorë… Dy pacientë llogariten që e kanë gjendjen shëndetësore më serioze, por sipas informacioneve të mjekëve ata janë në intensivë por gjendja është stabile”, shprehet Latifi për KP.
Më tej, ai tregon se gjatë se pritet që të transportohen trupat e pajetë, ndërkohë që dy prej tyre duhet të presin analizat e ADN-së.

“Ne po besojmë që nesër ata do të arrijnë të kthehen në mëngjes në Kosovë dhe po besojmë që va*rrimi i tetë vi*ktimave të këtij ak*sidenti të bëhet nesër. Ndërsa, i Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës për shkak se duhet një konfirmim i forenzikës që të merren mostrat për analizat e ADN-së, sapo të konfirmohet gjithçka dhe të kthehen analizat e ADN-së, mund të shtyhet varrimi për një ditë… Për shkak se askush nga familjarët e këtyre dy familjeve nuk ishin në vendin e ngjarjes ose në spital.

Kontakti i këtyre dy familje e ka qenë i paarritshëm me institucionet e shtetit kroat, me ambasadën tonë në Kroaci. Unë isha përfaqësues edhe i këtyre dy familjeve. Ata e kanë konfirmuar vd*ekjen e tyre, sepse janë në listën e të vd*ekurve edhe Kujtim Kastrati edhe Ahmet Hoxha, por meqenëse nuk e kanë pasur ndonjë nga familja, forenzika duhet të bëjë analizat dhe të riverifikohet edhe një herë se a janë trupat e pajetë të Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës”, tregon ai.