Nga burimet brenda policisë mësuam se ekskluzivisht në mesin e 44 viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari janë edhe dy nëpunës policorë.
Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë.
Familjarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime policore nga ku shtojnë se duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtarë.