Dy persona janë kapur nga policia të cilët dyshohen se kanë grabitur me dhunë një market në Shkup shkruan Pa Censurë.
“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër LJ.A.(20) dhe S.E.(32), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “grabitje”.
Të akuzuarit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë lënduar me sende të mprehta një punonjës në një objekt shitës në Shkup, pas së cilës kanë marrë para nga objekti”, thuhet në njoftimin e policisë.Pa Censurë