Dy persona nga Saraqina e Tetovës sulmohen fizikisht në një lokal në Tetovë

Njëzet e nëntë vjeçari N.D dhe 30 vjeçari V.T., të dy nga Saraqina e Tetovës, dje (26 nëntor) në ora 14:00 në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:30 në një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht nga H.M.(38) dhe M.N.(20) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresë përkatëse.