Me datë 04.04.2024 në ora 23.55 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPBShkup, kanë privuar nga liria MB (31) dhe J.B.(29), të dy nga fshati Haraçinë, Shkup.
Paraprakisht, ata nuk janë ndalur në shenjën ndaluese të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së cilës kanë goditur veturën zyrtare të policisë me veturën “Citroen” me shenja të Shkupit, në të cilën udhëtonin dhe kanë tentuar të largohen.
Gjatë arrestimit, ata kanë hedhur një xhaketë në të cilën janë gjetur dy armë dhe 20 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.