Dy persona në Tetovë në një kazino kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh të falsifikuar

Dyzet vjeçari B.V. nga Tetova, dje (02-nëntor) në ora 13:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se një natë më parë në një kazino në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë hyrë dy persona dhe tek punonjësja kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh, për të cilat menjëherë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.