Dy persona me Sindromin Down vdesin nga koronavirusi në Maqedoni

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindromi Down, janë viktima të reja të Covid-19 në Maqedoni të Veriut.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona.

Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.367.