Dy persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në vend dhe janë regjistruar 213 raste të reja


Prej 19 deri 25 gusht, janë testuar gjithsej 597 mostra në laboratoret ku kryhet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2, me një ulje prej 1.8% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 213 raste të reja pozitive, me një ulje prej 21.4% në krahasim me javën e kaluar, thuhet në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (IShP), të publikuar pasdite.

Gjatë javës aktuale, janë regjistruar raste të të infektuarve në 18 qytete. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi – 99, Kavadarci – 23, Ohri – 20, Tetova – 18, Manastiri – 17. Incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadarci.

– Janë regjistruar të infektuar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshën mbi 60 vjeç. Gjatë javës së kaluar, 275 persona janë shëruar. Janë raportuar dy persona të vdekur të lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 48 deri në 88 vjeç, me sëmundje të tjera shoqëruese, të vdekur në kushte spitalore. Sa i përket statusit të vaksinimit, njëri nga personat nuk ishte vaksinuar, ndërsa tjetri kishte marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruhet në raportin e IShP-së.