Dy persona kanë marrë para në mënyrë të paligjshme në parkingun afër poliklinikës “Bit Pazar”


Policia së bashku me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë kryer kontroll te parkingu mbrapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “uzurpimit të pasurive të paluajtshme”.
“Sot, në afërsi të Institucionit Publik Shëndetësor – Poliklinika Bit Pazar në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik të SPB Shkup në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhura Publike, kanë kryer kontroll për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “uzurpim të patundshmërive” sipas nenit 225 dhe veprës penale “ndërtim të padrejtë” sipas nenit 244-a të Kodit Penal“, thonë nga Policia.

Ata shtojnë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy persona, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë marrë para për shërbime parkingu.

“Pas dokumentimit të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse në Prokurorinë Themelore Publike Shkup”, shtojnë nga MPB.