Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre në Shkup, nuk kanë patur shenja dhune

Policia regjistroi dje dy raste të personave të vdekur në Shkup. Në orën 08:00, u raportua se në shtëpinë e saj në rajonin e Karposhit në Shkup u gjet e vdekur M.V. (75) nga Shkupi, e cila kishte pasur probleme shëndetësore.

Në shtëpinë e tij në rajonin e Çairit, rreth orës 14:40, u gjet i vdekur I.S. (69) nga Shkupi, i cili kishte pasur probleme shëndetësore. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, në të dy rastet, një mjek i Ndihmës Emergjente konstatroi vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupat e të vdekurve janë dorëzuar për autopsi.