Dy persona hu*mbën jetën pas vaksinimit, edhe Italia ndalon përkohësisht përdorimin e AstraZeneca

Dy persona kanë hu*mbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë përkohësisht ndalimin e përdorimit të vaksinës.
Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy vik*timat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vd*iq nga një su*lm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndë*rroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.

Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemoragji të trurit. Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç.