Gruaja e cila ishte hedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër ka ndërruar jetë, njofton portali Ohër 1.
Pas ngjarjes, SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një 32-vjeçari nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë” si dhe ndaj një 21.m-vjeçari gjithashtu nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihmë”.
Më 08.03.2024, rreth orës 11:30, i pandehuri i parë pas një debati të mëparshëm e ka shtyrë nga ballkoni 39-vjeçaren nga Shkupi nga ballkoni i banesës që ishte në pronësi të pandehurit të dytë në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohë .
Ajo u transferua në spitalin “St. Erasmo” në Ohër, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda fizike. I pandehuri i dytë i pranishëm nuk e ka penguar autorin në kryerjen e krimit.