Dy persona bien në humnerë në një fshat të Shkupit, ekipet e shpëtimit në aksion

Para rreth një ore në numrin 112 është marrë thirrje për ndihmë të dy personave, të cilët kanë dalë me kuadriçikletë nga rruga dhe kanë rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë, pas fshatit Aldincë pranë vilës “Princ”.

Nga ana e QMK-së, siç informuan, janë njoftuar dhe koordinuar MPB-ja, Ndihma emergjente mjekësore dhe Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit. Po vijon misioni i shpëtimit për nxjerrjen e dy personave, të cilët ndodhen në gjendje stabile shëndetësore me plagë të paidentifikuara.

“Në vendin e aksidentit ka mbërritur ekipi urgjent mjekësor, por për shkak të paqasjes në terren, është në pritje ekipi me pajisje speciale nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, e cila është rrugës për në vendin e aksidentit dhe duhet të arrijë në çdo moment”, njoftojnë nga QMK, duke bërë të ditur se do të informojnë më tej për çdo moment të ri.