Dy pacientë pozitivë në Kovid-19 vdiqën në Repartin infektiv të Shtipit

Në Repartin infektiv të spitalit të Shtipit kanë vdekur dy pacientë me Kovid-19.

Drejtori i Spitalit klinik të Shtipit, Alen Gjeorgiev për MIA ka thënë se bëhet fjalë për pacientë të moshës 80 vjeç dhe 75 vjeç. Pacienti 80 vjeçar në Reparin infektiv është hospitalizuar më 5 qershor, gjendja i është përkeqësuar gjatë mjekimit dhe ka qenë nën oksigjen. Derisa pacienti 75 vjeçar është sjell dje në orët e pasdites me simptoma të koronavirusit, ndërsa ka vdekur disa orë pas hospitalizimit, ndërsa strisho se është pozitiv ka arrit pas vdekjes. Dy pacientët më parë kanë pasur probleme tjera shëndetësore.

Në Repartin infektiv për momentin janë hospitalizuar 22 pacientë nga komunat e rajonit lindor, ndërsa dy janë të dyshimtë dhe për ta priten rezultatet nga strishot. Për vetëm një javë nga koronavirusi në Spitalin klinik të Shtipit kanë vdekur tre pacientë, ndërsa javën e kaluar ka vdekur një grua 63 vjeçare.