Dy muaj pas ndarjes, thuhet se Kim Kardashian ka nisur romancën me mikun e ngushtë

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shumë ndryshimeve në jetën e saj, por ajo po i kalon të gjitha me shumë sportivitet.
Ajo është vënë në qendër të vëmendjes për një romancë me Vans Jones, dy muaj nga ndarja me Kanye West. Ata kanë qenë shokë vite me radhë ndërsa ditët e fundit kanë nisur aludimet se miqësia mund të ketë kaluar në një stad tjetër.

Nga ana tjetër, fansat kanë ak*uzuar menjëherë Kim se po përdor Jones për të përfituar në karrierën si avokate.
”Njerëzit do ta shikojnë Kim-in duke përdorur Kanye për ta përparuar në botën e modës dhe Van Jones për ta ndihmuar në karrierës së saj të ardhshme në ligj”, shkroi një llogari në Twitter.
Një burim pranë Kim ka treguar më herët për “E! News” se ajo po e përqafon këtë kapitull të ri në jetë dhe po shijon çdo minutë të tij.

“Kim po kënaqet shumë këto kohë. Ajo ndjehet e lirë dhe shumë e lumtur. Është një epokë e re për Kim. Asaj po i pëlqen shumë fakti që del me miqtë, takon njerëz të rinj dhe që mund të dal jashtë sërish e lirë”, ka thënë burimi, duke shtuar se të gjithë janë të lumtur që ajo po krijon më shumë kohë për veten e saj.
Ndërkohë kujtojmë se para 1 jave edhe Kanye West ju përgjigje kërkesës së Kim për divorc. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.