Dy mësuese të përfshira në një konflikt pranë shkollës “Çajupi”, qëllohet me armë në ajër

Një konflikt me sende të forta ka çuar në plagosjen e disa personave pranë shkollës së mesme “Çajupi”. Katër persona janë përfshirë në një sherr, në një lokal buzë rrugës. Në ambientet e lokalit kanë qenë edhe bashkëshortet e personave të përfshirë, të cilat fillimisht kanë debatuar me fjalë, e më pas sherri ka përfunduar në përdorimin e karrigeve dhe sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit, në një moment ku rruga ka qenë mjaft e populluar për shkak edhe të nxënësve të shkollës.
A2 CNN, ka mësuar se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka nxjerrë edhe një pistoletë, duke qëlluar në ajër, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Mbetet ende e paqartë arsyeja e këtij sherri, por mësohet se fillimisht konflikti ka nisur në brendësi të lokalit. Nga burimet, mësohet se ta paktën dy prej personave të përfshirë, kanë qenë mësuese të shkollës “Çajupi”. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy efektivë të Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur të ndërpresin sherrin.
Deri tani, janë shoqëruar katër persona