Dy marokenë arrestohen në Toplicë të Gostivarit

Dy persona nga Maroku janë arrestuar dje në fshatin Toplicë të Gostivarit. Ministria për Punë të Brendshme informon se në orën 15 e 30 minuta në këtë fshat zyrtarë të sektorit policor “Gallate” kanë arrestuar personat me iniciale N.E. 27-vjeçar dhe O.N. 21-vjeçar nga Maroku. Arrestimi është bërë për shkak të hyrjes dhe qëndrimit ilegal në shtet. Të arrestuarit i janë dorëzuar Stacionit policor të Gostivarit për procedurat e mëtejshme, shkruajnë nga MPB.