Dy qytetarë të Kumanovës janë dënuar me nga 2.000 euro, njofton policia kumanovare. Ata janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat e vetizolimit, pasi janë kthyer nga vende me rrezik të lartë dhe të mesëm nga kor onavi rusi.
Në rastin e parë bëhet fjalë për një banor të këtij qyteti, i cili është kthyer nga Austria. Duke hy në kufi i pyetur nga policia se ku dëshiron të izolohet, ai ka nënshkruar pëlqim se do të izolohet në shtëpinë e tij. Mirëpo kur e ka kërkuar të nesërmen policia në shtëpi, ai nuk ka qenë aty.
Në rastin e dytë, bëhet fjalë për një qytetar të Kumanovës që është kthyer nga Italia. Edhe ai nuk ka respektuar masat e izolimit, si në rastin e parë.
Policia ka vendosur që dënimi t’u ndahet në 100 gjoba ditore, respektivisht 100 ditë nga 20 euro, njoftojnë mediumet lokale në Kumanovë./Gazeta Lajm