Dy kosovarë dhanë një kontribut jetik për komunitetin ku jetojnë në Suedi në fundjavë, duke i shpëtuar jetën një personi që ra në ujë.
Kur po ktheheshin në shtëpi nga turni i tyre i punës, rojet e sigurisë Gjelal Mulaj dhe Aziz Berisha panë një burrë të dehur, i cili ra në ujë.
Pas një përpjekjeje dramatike, ata më në fund arritën ta shpëtonin atë.
“Nuk do të ngrihej dot vetë”, tha kosovari Aziz Berisha për mediat suedeze.
Berisha dhe Mulaj sapo kishin përfunduar turnin e tyre si roje sigurie në Värnamo dhe ishin nisur për në shtëpi.
“Nuk e di nga e kam marrë forcën. Ai ishte edhe i rëndë edhe i lagësht”, thotë ai.
Më pas, si Gjelali ashtu edhe Azizi janë vlerësuar për veprimin e shpejtë dhe të vendosur.
“Ndihem mirë që mundëm të shpëtonim një jetë. Ndihemi krenarë, kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, thotë Azizi.