Dy kompani të naftës janë ankuar në Komisionin Rregullator të Energjetikës

Skadoi afati për kompanitë e naftës që tregtojnë me mazut me shumicë dhe ata mundën t’i shpjegojnë Komisionit Rregullator Energjetik përse të mos u merret licenca. Në Komisionin e Energjetikës tani kanë arritur ankesa nga dy kompani dhe rregullatori nuk bën të ditur se kush janë ato.
“Kanë arritur dy përgjigje, por ekziston mundësia që pjesa tjetër të jetë në proces të dërgimit me postë, për të cilën praktika tregon se ka një lëshim të vogël, nga data e dërgimit në datën e marrjes”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Një javë më parë, Komisioni Rregullator i Energjetikës hapi procedurë për revokimin e licencave të katër ndërmarrjeve të naftës, RKM të Shkupit, Supertrejd, Pertinaks dhe Li-Oil me qendër në Kavadar, sepse nuk kishin rezerva operative të mazutit. Procedura për revokimin e licencave vjen pas skandalit në vend për vajrat e importuar të përdorur, që në doganë është deklaruar si mazut. Ky mazut është i dëmshëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe mund të përdoret në anije në det dhe uzina për rrymë.

Kompania “Eurotim”, e cila, sipas storjes së IRL-së, e solli vajin e diskutueshëm në vend, ka një ndalim të tregtimit me karburant. Ekologët e KRRE-së, tashmë kanë theksuar se duhet të hapin një procedurë për revokimin e licencës edhe të kompanive që i helmuan qytetarët. Prokuroria e Shkupit hapi procedurë parahetimore për skandalin e mazutit, pasi Qeveria i dërgoi raportet te Inspektorati i Tregut dhe ai i Mjedisit, pas inspektimeve dhe analizave të kryera, si dhe të dhënave nga Drejtoria e Doganave për mazutin e importuar në vend. Pas inspektimeve, shtatë kompani në vend u gjobitën rreth 50,000 euro për import të paligjshëm, mungesë rezervash, depozitim dhe shitje të vajit të kontestuar.