Dy javët e ardhshme do jenë kritike, numri i të infektuarve me koronavirus do rritet“, kështu tha kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga shtëpia e tij në Surrel.
“Të paktën javën e ardhshme don kemi më shumë të infektuar, dhe javën tjetër akoma më shumë, por pa panik sepse dihet që kurba do shkojë në rritje. Vetëm në javën e tretë do kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”, tha Rama.
Deklarata e plotë
“S’kemi asnjë rrugë tjeteër. Ta marrim me qetësi. Të stërvitemi për një luftë që nuk do jetë e shkurtër me zakonet e jetës së përditshme. S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi ëprgjigje sa lart do shkojë kurba.