Dy javë pas vde*kjes, futet në listën e të shëruarve nga koronavirusi (VIDEO)

Një 60 vjeçar nga Rahoveci, i cili ishte pacient i dializës në Spitalin e Prizrenit, ku pati shumë të infektuar e kishte bërë një test për Covid-19 një ditë para vde*kjes.

E dy ditë më vonë, kur më nuk ishte gjallë, doli se ishte pozitiv me koronavirus.

Por me kaq nuk u mbyll rasti i tij. Dy javë më vonë, komunës ku banonte i ndjeri iu dërgua edhe emri i tij si i shëruar, bashkë me emrat e qytetarëve tjerë rahovecas.

https://www.youtube.com/watch?v=2yRSdNSsWWo&feature=emb_title