Dy haxhilerët që shkuan me biçikleta në haxh


Shkruan: Hazize Jonuzi

Dy vite me rend u përgaditën në çdo lloj mënyre, duke qenë edhe sportista, por në të njejtën kohë duke pasur parasyshë rrugën e gjatë dhe sfidat që do të mund ti hasnin përgjatë rrugëtimit.

Udhëtuan me javë të tëra, në mes të sakrificave nga më të ndryshme, që do kalonin nga një shtet në shtet tjetër. Duke e pasur parasyshë se shtete të ndryshme kanë mentalitet, traditë dhe rregulla të ndryshme. Duke e ditur se jo të gjithë shtetet nga do të alonin janë shtete muslimane. Duke u përballur edhe me lloje të kafshëve dhe insekteve të ndryshme. Duke u përballur me kushte atmosferike nga më të ndryshmet:shi, erëra, diell të nxehtë që ta plas kokën e nga i cili të thahet i gjithë trupi…Sakrifica ditë pas dite. Deri sa arritën në kufirin e Arabisë Saudite. Sakrifica më e madhe. Të kalosh aq shumë kilometra duke menduar se u afrove tek pika e synimit tënd-Meka e bekuar, duke pritur me ditë natanë të kufirit, dhe të vjen lajmi se vizat për hyrje në Arabinë Saudite dhe për të kryer Haxhin nuk të jepen!

Thyerje zemre e shpirti. Brengosje. Mërzitje. Lotë në sy. Por asnjëherë dëshpërim dhe mos mbështjtje në Zot.

Këta dy të rinj, detyrohen që me aeroplan të kthehen, mbas gjithë këtij udhëtimi në vendin edhe nga u nisën-Tetovën e tyre amë.

Por, kur dëshiron Zoti të bëhet diçka, sikur e gjithë bota të jetë kundër teje, ajo do të bëhet. Ai testoi zemërat dhe sinqeritetin e këtyre dy të rinjëve, që në të njejtën kohë të marrim edhe ne të tjerët mësim.
Dhe i shpërbleu për mbështetjen e tyre të sinqertë dhe nijetin e sinqertë që kishin ndaj Zotit. Ndodhi mrekullia! Disa ditë pas ardhjes në Tetovë, me disa intervenime nga autoriete të jashtme dhe përkrahës e dashamirë të sakrificës së këtyre dy njerçzve, Ambasada e Arabisë Saudite në Tiraë, në mesnatë, hap dyert dhe ua jep vizat. Kohë kjo, kur më veç kishte ardhur urdhëri nga autoritetet Saudiane që mos të lëshohen viza pr haxh dhe mos të barten me aeroplan haxhilerë për haxh. Edhe pse sfidat dhe rrahjet e temrave nuk u ndalën me kaq. Amiri dhe Senadi ia arritën qëllimit të tyre që të shkonin dhe ta kryenin haxhin…

Prandaj, për nder të kësaj sakrifice të madhe, këtij mësimi madhështorë që na e dhanë këta dy të rinj të gjithë neve sqiptarë, muslimanë dhe jo muslimanë ngado që jemi nëpër botë, Fondacioni ASR-Tetovë, me përkrahje të dashamirësve të veprimtarisë së saj, nesër, 28.08.2018, e Martë,, organizon dy evenimente madhështore: pritje solemne të haxhilerëve amir Asllani dhe Senad Idrizi, përpara Aeroportit Internacional të Shkupit në Shkup, me fillim në ora 08:30,, ku nxënëset e ASR do të këndojnë dy ilahije dhe do tu japin dhurata si shenjë respekti për çdo gjë që bënë dhe evenimenti i dytë do të jetë i organizuar në Qendrën e Tetovës, po të njejtën ditë me fillim në ora 09:30, ku do të mbahet një program i vogël, me fillimin e pritjes së haxhilerëve nga qytetarët e Tetovës, dhe në fund do të shpërndahen ëmbëlsira për të githë të pranishmit.

Me këtë rast, Fondacioni ASR, ka nderin që të ftojë të gjithë qytetarët e Tetovës të jenë musafirë!