Dje në ora 17:15 në SPB Shkup, 63-vjeçarja Ç.S. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:20 në zonën e Qendrës, një person i ka marrë bizhuteri
me përdorimin e forcës.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme, në ora 14:15 në SPB Shkup, 62-vjeçarja V.T. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:45 në zonën e Gazi Babës, një person i ka marrë bizhuteri me përdorimin e forcës, pas së cilës ajo ka rënë dhe është lënduar.