Dy gazetarë di*gjen të gjallë nga një bandë në Haiti

Dy gazetarë nga Haiti u do*gjën të gjallë nga një ba*ndë në kryeqytetin e vendit ditën e mërkurë, tha një burim nga Forcat e Sigurisë Haitiane për “CNN”. Burimi tha se ba*nda e quajtur “Ti Makak” kreu vr*asjet në lagjen Petion-Ville të kryeqytetit të vendit Port-au-Prince. Burimi tha se motivet dhe detajet e su*lmit mbeten të paqarta.

Një gazetar i tretë arriti të shpëtojë sipas burimit. Media haitiane “Radio Ecoute FM” konfirmoi që një prej gazetarëve të saj John Wesley Amady ishte vrarë në su*lm, ndërsa ishte me detyrë për të dokumentuar mungesën e sigurisë në zonë. Në një deklaratë ditën e mërkurë që media haitiane dha për “CNN” tha se gazetari u qëllua egërsisht dhe u do*gj i gjallë nga banditët e ar*matosur.

Media në deklaratë tha gjithashtu se e dë*non këtë akt ba*rbar dhe kr*iminal. “Radio Ecoute FM” ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë në shenjë solidariteti me familjen e vi*ktimës. Su*lmi ndodhi pas rritjes së dhu*nës dhe përkeqësimit të kushteve të sigurisë, ku grupet lokale lu*ftojnë me njëri-tjetrin dhe policinë për të kontrolluar rrugët.

Haiti është një nga shtetet më të varfra të Amerikës qendrore dhe mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të dhunës së bandave. Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra qershorin e kaluar në rezidencën e tij private dhe vendi po përballet me një krizë humanitare dhe pandeminë ndërkohë./abcnews.al