Dy firma i tërhoqën projektet nga Fondi për Inovacione

Kompanitë SHPK Ginis Prilep dhe KAST INVEST SHPK Shkup, të cilat morën mjete për projekte investuese nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i kanë tërhequr projektet.

“Deri te Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik kanë arritur dy njoftime për tërheqjen e dy projekteve investuese të kompanive. SHPK Ginis Prilep për protjektin “Ginis print 2018” mje mjete të kërkuara nga Fondi në vlerë prej 9.999.338,40 denarë dhe pjesëmarrje vetanake prej 23.331.789,60 denarë dhe KAST INVEST SHPK Shkup për projektin “E derdhim ardhmërinë tonë” me mjete të kërkuara nga Fondi në vlerë prej 9.990.000,00 denarë dhe pjesëmarrje vetanake  prej 23.310.000,00 denarë”, kumtuan nga FIZHT.

Edhe të dyja kompanitë ishin fitues të mjeteve nën instrumentin zhvillim teknologjik, qëndron në kumtesën e Fondit për Inovacione.