Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pas orës 17, policët në një qendër tregtare në rajonin e Gazi Babës kanë kapur dy të mitur nga fshati Haraçinë, menjëherë pasi kishin kryer dy vjedhje të rënda. Tek ta janë gjetur gjërat e marra.
“Dy autorët janë sjellë në Stacionin policor Gazi Babë dhe në prani të prindërve të tyre është kryer bisedë nga ana e inspektorëve për delikuencë të të miturve. Gjërat e marra u janë kthyer të dëmtuarve, ndërsa në koordinim me prokurorin publik për të mitur, pas kompletimit të materialit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.