Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot theksoi se dy familje nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e RMV-së në Kiev.
“Deri më tani kemi pasur disa apele që të shfrytëzohen të gjitha fluturimet komerciale për t’u kthyer në Shkup. Disa prej tyre janë kthyer, disa jo. Jam në komunikim me ambasadën tonë atje që sot në mëngjes”.
“Kemi disa qytetarë që kërkojnë dokumente të caktuara për të dalë jashtë vendit”, deklaroi mes tjerash Osmani.
Ai sot gjithashtu ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shprehur mbështetje edhe për banorët e Ukrainës.