Dy djemtë e Për’puthen nisin “lu*ftën” për Jasminën, sfidojnë njëri-tjetrin në…

Andi dhe Princi kanë sfiduar njëri tjetrin në një sfidë ‘freestyle’. Jasmina dhe Princi kishin takimin e tyre të parë para disa ditësh ku u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Kjo gjë sigurisht se nuk u prit edhe aq mirë nga Andi, i cili më pas kërkoi edhe një përballje me të.

Jasmina së fundmi ka publikuar në Instastory disa video ku dëgjohen të dy konkurrentët, teksa i dedikojnë vargje asaj.
Andi thuri këto vargje: “Kjo shkon për Jasminën: Nuk e di ku dole moj ti Jasmina, erdhe dhe më su*lmove sikur Hiroshima, kemi pas puthje, kemi pas zhveshje, por ma knaq zemrën kur ta shoh atë buzëqeshje. Ti e din që jam person i përpiktë, por do ta shohim se a do të dalim nga këtu çift”.

Ndërsa Princi pati disa vargje më ndryshe për t`i thënë: “Çuna erdhi dita që zërin të ma dëgjoni, në CD dhe diskotekë kudo që të shkoni. Ma nxiu jetën mësuesja se shkoja me vonesë, më priste me shkop në dorë, e ngacmoja Jasminën se kisha dashuri.
Mësuesja për xhelozi më çonte në drejtori… Më hyri në qejf rakia dhe marijuana, por më shumë nga të gjitha më pëlqente Jasmina që filloi të më jepte mësim privat, nga 69 në 77. Çdo ditë më mësonte një mësim të ri, pa u lodhur më mësonte deri në çmendinë.”