Dy djem e kanë përdhunuar një vajzë të mitur e kanë inçizuar dhe më pas kanë tentuar ta shantazhojnë

Disa të mitur kanë kryer përdhunim ndaj një të miture, ndërsa një i tretë e ka filmuar. Një nëntëmbëdhjetëvjeçar e ka shantazhuar me materialin e videos dhe rasti është raportuar në policinë e Negotinës.

Zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, informoi se mbrëmë në ora 21:00 në DPB Negotinë, një grua 41-vjeçare nga një fshat i Negotinës ka raportuar se në fillim të majit në Negotinë, dy të mitur nga Negotina kanë kryer përdhunim ndaj mbesës së saj të mitur. Aktin e ka filmuar një i tretë i mitur nga Negotina, pas së cilës K.P. (19) nga Negotina e ka shantazhuar me materialin video të regjistruar.

-Në orën 23:30, K.P. është privuar nga liria dhe nga ai është konfiskuar një telefon celular. Telefona celularë janë konfiskuar edhe nga të tre të miturit, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet një kallëzim përkatës, njoftoi Gjakovska.