Dy ditë radhazi numër i ulët i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni


Ulje e madhe e numrit të të infektuarve të ri me Kovid-19 është regjistruar dje kur pas një kohe të gjatë ka pasur 11 raste të reja nga 450 testet e bëra. Edhe pse numri i testimeve është më i vogël, mund të vërehet se është relativisht më e ulët përqindja e personave të testuar pozitiv, gjegjësisht numri është më i vogël se tre për qind. Numër më i vogël i të infektuarve është shënuar edhe pardje kur kishte vetëm 39 të infektuar prej 817 testimeve.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga: Shkupi-44, Shtipi-16, Prilepi-3, Velesi-2, Kavadari-4, Gostivari-2, Gjevgjelia-1, Strumica-2, Koçani-2, Probishtipi-1, Makedonski Brod-2, Vinica-3, Sveti Nikole-11, Kërçova1, Negotina-1.

Tre persona kanë vdekur, një pacient nga Gostivari (51), një pacient nga Prilepi (65) dhe një pacient nga Vinica (78). Të gjithë vdiqën në kushte spitali. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.341, numri i pacientëve të shëruar është 11.157, numri i vdekjeve është 603 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.581.

Ende numër më të madh të rasteve të infektimit ka në Shkup -812, ndërsa në Resnjë dhe në Krushevë nuk ka raste aktive. Çairi edhe mëtej është me numër më të madh të rasteve aktive -104. Në Klinikën Infektive janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 75 pacientë nga të cilët në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të rritur pozitiv me Kovid-19, 5 fëmijë pozitivë, tre nëna dhe tre fëmijë të dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 39 pacientë nga të cilët në makinë respiratore është 1 pacient. Nëpër spitalet tjera në vend janë hospitalizuar gjithsej 181 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.