DY DITË PARA SAMITIT, DISA VENDE TË PAVENDOSURA (VIDEO)

Disa ditë para samitit të lidereve të BE-së, në të cilin duhet të sjellet vendimi nëse Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin datë për fillim të negociatave ose jo, Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kundër. Sipas këtyre dy shteteve evropiane, fillimi i negociatave me vende të reja kandidate do të kishte efekt negativ ndaj opinionit publik vendor.

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, sot para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së ka thënë se Maqedonia duhet të shpërblehet nga Unioni për përparimin dhe marrëveshjen me Greqinë, me të cilën përmbyllet kontesti 27-vjeçar për emrin. Han u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të japin dritë jeshile për hapjen e e negociatave qasëse për dy vendet, pasi sipas tij, ajo do të ishte sinjal pozitiv për gjithë rajonin dhe konfirmim i kredibilitetit të Unionit. Han ka paralajmëruar se refuzimi eventual i Maqedonisë dhe Shqipërisë do të ketë pasoja negative për stabilitetin dhe perspektivën evropiane në rajon.

JOHANES HAN, EUROKOMISAR

“Kemi arritur shumë dhe nëse i shohim rezultatet vetëm në muajt e fundit do të shihni se ai është rezultat i perspektivës evropiane. Edhe unë nuk do të mundja të kuptoj nëse ajo nuk do të njihet, kuptohet dhe shpërblehet në mënyrë adekuate”.

Nga ana tjetër, vende të tjera anëtare insistojnë se opcioni i Francës dhe Holandës nuk është i mirë. Ministri për Evropë në MPJ-në gjermane, Mihail Rot, para mbledhjes së sotme ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me dy vendet.

MIHAIL ROT, MINISTËR I EVROPËS I GJERMANISË

“Qeveria gjermane është e gatshme të mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejtë BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë jeshile dhe do të doja të inkurajoj edhe miqtë tanë në Holandë dhe Francë të na bashkangjiten”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Bllok, ka shprehur optimizëm se do të jepet dritë jeshile për fillim të negociatave me dy vendet.

STEF BLLOK, MINISTËR I JASHTËM I HOLANDËS

“Dy vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm për sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, por në të njejtën kohë akoma nuk kanë arritur tek qëllimi. Çdo vend ka arritjet e tija, por është e rëndësishme vendet të tregojnë rezultate në këto fusha”.

Për ministrin e Jashtëm të Luskemburgut, Zhan Aselborn, mos hapja e negociatave me dy vendet do të ishte “gabim politik”.