Dy ditë pa rrymë elektrike, protestojnë banorët Gërçecit

Dhjetëra banorë të fshatit Çërçec kanë protestuar para objeketit të EVN në “Gjorçe Petrov”, për shkak të siç deklarojnë banorët e Gërçecit, tashmë kanë hyrë në ditën e tretë që nuk kanë energji elektrike. Banorët ankohen se nuk mundë t’ia dalin në muajin e Ramazanit pa rrymë, ata gjithashtu ankohen edhe për mos mundësinë për t’u ngrohur, pasi edhe temperaturat kanë pësuar rënie. Banorët e Gërçecit paralajmërojnë se nëse nuk plotsohen kërkesat e tyre,do ta radikalizojnë protestën, siç paralajmërojnë ata, do t’i bllokojnë edhe disa udhëkryqe kryesore në Gjorgje Petrov. /SHENJA/