Ora policore dy ditor do të vendoset nga mesnata e sotme në 15 krahinat kryesore të Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin për të parandaluar përhapjen e Covid-19, deklaroi Ministria e Brendshme turke.
”Që nga 11 prilli, qeveria ka parashikuar një bllokim çdo fundjavë duke e shtrirë atë edhe për festa, por duke shmangur vendosjen e tij për ditët e punës”, theksoi presidenti turk Erdogan.
Kufizimi i ri vjen në javën në të cilën Turqia kishte filluar fazën e saj të tretë të luftës kundër koronavirusit, me rihapjen e shumicës së vendeve publike, përfshirë restorantet, baret, muzetë, bibliotekat, plazhet, parqet dhe palestrat.
Pensionistëve u ishin rezervuar disa orë dalje jashtë.
Sipas buletinit të fundit, në vend janë regjistruar mbi 167 mijë raste dhe 4 630 viktima.