Dy dit pa zjarre

Deri më tani në territorin e Maqedonisë nuk ka zjarre aktive, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga aty bëjnë me dije se zjarri dje ishte i lokalizuar edhe në fshatin Vapila dhe Sirula të Ohrit, edhe pse shuarja e tij ka zgjatur gjithë ditën dhe natën e kaluar.

Zjarrfikësit kanë arritur të merren dhe me disa zjarre të tjera të shfaqura gjatë ditës së djeshme.

“Janë shuar zjarret në fshatin Sopot të Kumanovës, ku është djegur një pyll. Nga ora 16:00-19:00 ka ndërhyrë një automjet dhe pesë zjarrfikës. Zjarri që ka filluar në ora 10:25 në pikën e karburantit Detoil në Kumanovë, ku digjej bar i thatë, është shuar në orën 11:10 me një automjet dhe katër zjarrfikës. Zjarri në fshatin e Kumanovës Shupli Kamen, ku digjej bar i thatë, është shuar në orën 14:40 me një automjet dhe katër zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

QMK-Maqedoni Qendra për Menaxhim me KrizaZjarret masive