Dy bogovinasit arre*stohen pas videos në TIK TOK!

Në lidhje me rastin e transmetuar përmes një video në rrjetin social “Tik-tok” Ministria e Brendshme përmes Sektorit për Kri*min Kompjuterik dhe Forensikën Dixhitale në Byronë e Sigurisë Publike menjëherë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për të përcaktuar detajet e videos përfshirë zbulimin e identitetit të personit.

Si rezultat i kësaj sot (02.01.2021) në ora 20.10 efektivët e policisë nga SPB Tetova e kanë privuar nga liria personin A.Xh. (39) nga fshati Bogovinë për shkak të dyshimit se i njëjti kishte postuar një video në rrjetin social Tik-Tok ku shifet si fëmija i mitur që llon me ar më dhe dy persona e ndihmojnë.

I njëjti është dërgua në Stacionin e Policisë në Kamnjan dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate për “prodhim, mbajtje dhe tregtim të paligjshëm të ar*mëve ose mejteve shpërthyese” e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Qendra për Punë Sociale është informuar për ngjarjen dhe kanë marë masat e duhura në përputhje me kompetencën e tyre. Ministria e Brendshme do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe në radhë të parë të vendosë sigurinë e qytetarëve!