Dy baxhanakët dë*shtojnë në biznes/ e mbyllin kompaninë 2 muaj pas hapjes

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca deri më tani është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, por ka qenë kunati i saj Getoar Selimi që i ka treguar herë pas here marrëdhënien e mirë që ka me baxhanakun e tij.Shumë shpesh Krenari është fotografuar me Getoarin dhe gjithashtu çiftet janë fotografuar nën shoqërinë e njëritjetrin ku edhe kanë kaluar pushimet sëbashkut. Por përveçse baxhanakë, Getoari dhe Krenari janë edhe shokë shumë të mirë, të cilët dalin drekojnë dhe dalin sëbashku edhe pa dy motrat Vjollca.

E duke qenë kaq miq të mirë ata siç duket paskan vendosur të bëhen edhe partnerë në biznes, pasi në fillim të këtij viti kanë finalizuar idenë e një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Tiranë.Ka qenë media kosovare Prive.al, që ka siguruar dokumentacionet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të aktivitetit ekonomik të quajtur “Prishtina’s finest”. Mësohet se ky biznes me ak*sionerë Geotarin dhe Krenarin është themeluar prej datës 12 shkurt dhe si objekt të aktivitetit planifikohej të kishte “ofrimin e shërbimit taksi blerje shitje marrje me qera e dhënie me qera të automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit servish automjetesh riparim dhe mirëmbajtje të pjesëve mekanike dhe elektrike dhe lavazh”.Por fatkeqësisht, kjo ide biznesi nuk ka pasur jetë më shumë se dy muaj pasi më 21 prill me vendim unanim të dy aksionerëve është vendosur që të pez*ullohet aktiviteti i kompanisë. Mendohet se pe*zullimi i këtij biznesi në muajt e parë të hapjes, ka ndodhur për shkak të pa*ndemia Covid-19 që solli edhe mbylljen e shumë bizneseve të tjera.