Dy austriakë shpëtojnë vogëlushen gjashtëvjeçare nga Maqedonia

Heronjtë e ditës në Austri janë dy roje shpëtimi nga pishina e hapur në Wels! Ata shpëtuan jetën e një 6-vjeçareje nga Maqedonia e Veriut. Vogëlushja ka dashur të notojë me dy kushërinjtë e saj (10, 12), por befas ajo humb fuqinë e saj

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut nga Welsi në Austri, të dielën ka qenë në pishinën Welldorado në Wels me vajzën e tij gjashtë vjeçare dhe dy nipërit e tij, të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetëvjeçare. Rreth orës 12.30 pasdite, gjashtëvjeçarja po luante me kushërinjtë e saj në zonën e cekët të fëmijëve në pishinë. Në atë kohë, babai ishte në zonën e gjelbër dhe kryesisht kishte kontakte vizuale me fëmijët që luanin në ujë. Dy kushërinjtë më pas treguan se kanë qenë duke luajtur me kushërirën e tyre në zonën e fëmijëve. Mirëpo, ajo ka dashur të largohej për të shkuar te babai i saj, shkruan “Krone”, transmeton Shtegu.com.

Dy vëllezërit më pas notuan dhe ndaluan t’i kushtojnë vëmendje gjashtëvjeçares. Dyshohet se vajza ka dashur të provojë të notojë pas kushërinjve të saj, futet në ujë më të thellë, ku ajo e humb fuqinë dhe po mbytej.

Një roje 46-vjeçar ishte i pari që e pa vajzën duke përpëlitur në ujë dhe me një koleg 55-vjeçar e nxori jashtë. Dy rojet e shpëtimit menjëherë filluan ringjalljen. Derisa arriti mjeku i urgjencës, vajza tashmë ishte e vetëdijshme. Sipas mjekut të urgjencës, vogëlushja duhet të ketë qenë nën ujë pa vetëdije përreth 1.5 deri në 2 minuta. Gjashtëvjeçarja u dërgua në klinikën në Wels.