Dwayne “The Rock” Johnson edhe në të 49-at tregon fizikun e formësuar nga palestra

Ai nuk e ka nofkën The Rock (gurë) për asgjë.
Dwayne Johnson edhe në moshën 49-vjeçare ka arritur të mbajë veten në formë, e po ashtu me një trup plot muskuj.
Aktori i njohur në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, teksa pozonte nga palestra.

Johnson u vërejt i veshur me një bluzë të zezë, derisa në fokus u vënë edhe këmbët e tij në formësuara.
Në mënyrë të vazhdueshme aktori vërehet me stërvitje, të cilat po e bëjnë të duket në këtë gjendje perfekte.
Sa i përket karrierës profesionale, Dwayne pritet të shihet në filmin “Black Adam” që lansohet në korrik të vitit 2022.