Të marrin në spital, të thonë përshëndetu me bashkëshorten, do të dëgjohesh ndoshta pas ndonjë ore, këto janë kujtimet e para të Borçe Dvojakovskit, maqedonas i cili tani për tani jeton në Belgjikë, dhe i cili dy muaj më parë u infektua me Kovid-19, për golgotën e tij tridhjetëditore nëpër spitalet e Brukselit.
– Është joreale në atë moment, nuk e di se çfarë po të ndodh, shprehet Borçe përmes buzëqeshjes të ëmbël-të hidhur, i ulur me bashkëshorten Natashën në tarracën e tij, në një ditë të bukur me diell, me një filxhan të kafesë dhe me ëmbëlsirë shtëpie. Më në fund në shtëpi dhe më në fund i qetë pas dy hospitalizimeve, prej të cilave pesë ditë nën kujdes intensiv thjeshtë në luftë për ajër.
Para se të infektohem mendoja se Kovid-19 është vetëm një grip i zakonshëm, shprehet Dvojakovski.
Gjithçka fillon nga fundi i marsit. Borçe dhe dy vajzat e tij, Marija dhe Teodora, një mëngjes zgjohen me temperaturë dukshëm të ulët. Derisa Marija dhe Teodora tashmë të nesërmen ndjeheshin shumë më mirë, te Borçe situata përkeqësohet nga dita në ditë.
– Fillimisht kisha 37,5, më pas 38, dhe gradualisht rritej, e që pas disa ditëve të ngjitet deri në 40. Herën e parë kur më kontrolli mjeku amë nuk ishte i brengosur, por herën e dytë tha se dëgjon diçka të pazakonshme në mushkëri dhe vendosi të më shkruajë udhëzim për spital me kërkesë për test për shkak të dyshimit nga Kovid-19, rrëfen Borçe.
Protokolli në Belgjikë – ku para dy muajve spitalet ishin të stërngarkuara dhe afroheshin rrezikshëm pranë skenarit francez dhe italian – është i tillë që vetëm rastet më të rënda me simptoma më të dukshme pranoheshin në spital. Të tjerët ia bënin siç dinë dhe munden në shtëpi, pa vizita të mjekëve, meqë kishte mungesë të maskave mbrojtëse madje edhe për profesionin mjekësor.
Para se të infektohem mendoja se Kovid-19 është vetëm një grip i zakonshëm, shprehet Dvojakovski për MIA-n
– Prita shtatë ditë para se të më dërgojnë në spital, dhe jam i bindur se nëse do të më dërgonin menjëherë në spital, do të kaloja shumë më mirë, shprehet ish-kontrollori pesëdhjetëvjeçar i fluturimit.
Kur mbërrin në spitalin universitar dhe qendrën referente për Kovid-19, Sent Luk, personeli mjekësor e merr, ia lë vetëm celularin dhe e lutë bashkëshorten që të largohet, Borçe do t’i lajmërohet, nëse mundet, pas ndonjë ore ta informojë.
– Spitali ishte gati, të gjitha protokollet të respektuara, hyn në korridor njëkatësh, higjiena në nivelin më të lartë, hidhet gjithçka që është përdorur me pacientin, disa mjekë mbanin dy palë dorëza, ndaj nuk mund të ta gjejnë venën, thjeshtë nuk kanë kurrfarë prekje me ty, gjithçka dezinfektohet, t’i bëjnë të gjitha ekzaminimet, rentgen, EKG, dhe të thonë të lajmërohesh në shtëpi dhe të tregosh se do të të mbajmë në spital.
Ndonëse nuk ka ndier dhimbje përveç temperaturës së lartë, e cila kontrollohet me paracetamoll, dhe kollitjes së kohëpaskohshme, ekzaminimet do të zbulojnë se Borçe ka nivel tepër të ulët të oksigjenit. I lidhur për aparatet për matjen e parametrave vitale, mjekët së shpejti kanë vërejtur se gjendja me oksigjenin te Borçe nuk përmirësohet.
– Të mungon oksigjeni dhe doktorët konsiderojnë se nëse vazhdon kështu, gjendja jote mundet vetëm të përkeqësohet dhe tek pastaj kupton se mund të vdesësh.
Borçe është një burrë pesëdhjetëvjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, nuk pi duhan, pa kurrfarë sëmundje tjetër ose rrethanë vështirësuese.
– Nuk e marrin këdo në kujdesin intensiv, të shohin se je i ri dhe se ende ke shpresë për jetë, shprehet Borçe.
I transferuar në kujdesin intensiv tre ditë, Borçe nuk është lidhur në respirator klasik, por në një lloj tjetër të aparatit për asistencë respiratore që përdoret gjithnjë e më shpesh në mënyrë që të evitohet ventilimi mekanik. Këto aparate injektojnë oksigjen në organizmin e pacientit përmes hundës dhe gojës gjë që mundëson kanalet e frymëmarrjes të mbeten të hapura dhe të parandalohet kolapsi i mushkërive.
Përkundër të gjitha përpjekjeve në kujdesin intensiv dhe ventilimin, gjendja nuk i përmirësohet, dëshMEDIAL e Borçes tregon shumë edhe për pafuqinë e profesionit mjekësor para këtij virusi të ri.
– Ndjeja dhimbje të fuqishme në muskujt, u dobësova dhjetë kilogramë për ato 18 ditë, oksigjenin e zvogëluan pak, por ende nuk mund të merrja frymë normalisht pa oksigjen, vazhduan me antibiotikët dhe tërë kohën “çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë?”, shprehen doktorët.
Më në fund mjekët, të ndarë mes mendimeve të ndryshme profesionale, një bombolë oksigjen në shtëpi ose steroide megjithatë do të vendosin për të dytën në rastin e Borçse, ndonëse ky opsion përzgjidhet rrallë meqë stereoidet ndonëse e përmirësojnë gjendjen respiratore, ato mund të jenë të dëmshme për imunitetin në afat të gjatë. Borçe rrëfen se pas tre ditëve me dozë të fuqishme është ndier shumë më mirë, pas çka do të lëshohet nga spitali duke marrë parasysh gjendjen mjaftë të qëndrueshme.
Fatkeqësisht, golgota e tij nuk mbaron këtu. Disa ditë është nën kujdes shtëpiak, shpejtë mbushet me frymë, nuk mund të ecë në shtigje të gjata, e mundimshme është edhe ngjitja nëpër shkallë… Spitali i siguron seanca të terapisë fizikale përmes internetit në mënyrë që ta kthejë gradualisht kapacitetin e humbur të mushkërive.
– Kur ushtronim me terapistët fizikal, i pyeta mos jemi sforcuar, mos e kam lënduar muskulaturën, meqë kisha dhimbje të ashpër në pjesën e djathtë, te brinjët nga ana e djathtë, sikur më thumbon dikush, frymëmarrje të rëndë, kontrolloj, temperatura më ishte rritur pak, në 37,5, djersitesh, të nesërmen në mëngjes sërish e njëjta dhe iu lajmërova mjekes në pulmologji për ta pyetur mos është vallë nga ushtrimet, por ajo më tha se meqë ka edhe temperaturë të vogël, dhe më dërgoi sërish në emergjencë.
Pas ekzaminimeve të shumta, diagnoza është pneumotoraks.
– Këtë e konsiderojnë si pasojë e Kovidit, të shëruar, të pashëruar, shprehet Borçe.
Ndonëse në atë moment ai është tashmë negativ ndaj virusit korona, dëmi i shkaktuar në sistemin e tij të frymëmarrjes është i tillë që sërish paraqitet infektim meqë mushkëritë pas kësaj sëmundjeje mbeten shumë të brishta.
Kësaj radhe qëndrimi në spital është më i shkurtër, në repartin e rregullt për Kovid-19, sërish me doza të mëdha të oksigjenit në mënyrë që të “pastrohen” mushkëritë e Borçes. Pas disa ditëve rezultatet janë inkurajuese, kësaj radhe mushkëritë funksionojnë mjaftë mirë, ndërsa infektimi sekondar është shëruar.
Spitali i ka siguruar edhe ndihmë psikologjike, krahas asaj fizikale.
– Më lajmërohej psikologu të më pyesë se si jam, çfarë ndjej, këto janë trauma, ndaj që të mos ketë pasoja negative, të mos lërë pasoja të përhershme, u konsultuam, por së shpejti u ktheva në formë të mirë mentale. Në aspektin fizik ende isha i lodhur, veçanërisht muskujt, por ushtrimet që do t’i bëjmë ndihmojnë shumë, e nga ana tjetër fillojmë program të ri për qëndrueshmëri, por ja ende nuk mund të vrapoj, ndërsa në shkallë prej një deri dhjetë kondicionin e kam gjashtë, rrëfen Borçe, dukshëm i lumtur që më në fund është në shtëpi, me vajzat dhe bashkëshorten.
Sëmundja e Borçes nuk ka qenë e lehtë as për atë.
– Kontakti i vetëm më ishte kur do ta dëgjoj në telefon dhe mjeku amë që më lajmërohej për të më dhënë informacione, nuk ke ku të drejtohesh, këtu mjekët nuk komunikojnë shumë sikur te ne, vetëm prisja të më lajmërohet. Një mëngjes më vonë mu lajmërua, mendoj se isha gati, u frikësova shumë! Ndërsa stres të madh më ishte para se të shkojë në kujdesin intensiv, fatmirësisht kisha shumë mbështetje nga familja dhe miqtë, rrëfen bashkëshortja Natasha.
Përveç frikës nga sëmundja, Borçe dhe Natasha ishin frikësuar të mos i ndodhë e njëjta asaj, ose, në rastin më të tmerrshëm, të mos mbeten dy fëmijët pa prindër.
– Dëshiroj që askënd të mos e kapë virusi, ekziston nuk ekziston, kur nuk të ndodhë ty thua “është grip i thjeshtë”, as mua nuk më bëhej vonë para se të sëmurem, thosha e mirë de, çfarë, por pasi të hysh në spital dhe kur të kuptosh se çfarë mund të të ndodhte, thjeshtë të mos jesh më… përvoja është e tmerrshme, përgjigjet Borçe në pyetjen si i shikon komentet e njerëzve të cilët nuk besojnë se ekziston virusi korona.
Përvoja e tij u ka ndihmuar edhe kolegëve të tij nga puna, të cilët e kanë nënvlerësuar këtë virus, të vetëdijesohen se sa është i rrezikshëm dhe të sillen në mënyrë më të përgjegjshme.
– Ky virus nuk është fare punë joserioze, shikoj se si e krahasojnë me gripin sezonal dhe nuk jam dakord, nuk ka kurrfarë krahasim, virusi ekziston dhe është specifik, përhapet shpejtë dhe ka pasoja të dëmshme, shprehet Natasha, e cila me profesion është biokimiste.
Familja Dvojakovski para disa kohë kanë vendosur që vetë të testohen edhe për antitrupa, rezultatet janë të mira, që të katërtit kanë imunitet të zhvilluar kundër virusit… së paku deri tani. Meqë shkenca ende është duke u endur dhe nuk dihet me saktësi sa kohë antitrupat e mbrojnë organizmin. Megjithatë, më e vështira është pas tyre. Dëshira e radhës, veçanërisht e fëmijëve, është që të mund të vijnë në vendin tonë në mënyrë që t’i takojnë anëtarët e familjes dhe miqtë, sapo të mund të hapen aeroportet dhe kufijtë.
Ndërkohë, Borçe vazhdon të bashkëpunojë me klinikën universitare në të cilën shërohej dhe merr pjesë në një studim të madh që duhet t’u ndihmojë shkencëtarëve për të kuptuar virusin Kovid-19. Ky studim duhet të ndihmojë që të pengohet ose së paku të menaxhohet më mirë vala eventuale e re i epidemisë në Belgjikë.