Durrës: Shtatzënën 29 vjeçare e kap rryma dhe jep shpirt në vend

Mëngjesin e sotëm në Durrës, një grua 29-vjeçare, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj. Ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen nr.14 në Durrës.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja dhe si ka rënë vajza në kontakt me korrentin. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga familjarët apo banorët e zonës përreth. Edhe Polìcia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Sipas burimeve gruaja ishte shtatzënë. Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës të energjisë.

Në padijeni gruaja e re e ka prekur dhe ka humbur jetēn. Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se pak kohë më parë nëna me dy vajzat adoleshente ndërroi jetë në Fushë-Arrëz pasi ranë në kontakt me korrentin. Fillimisht njërën nga vajzat që po lahej në dush dhe më pas nënën me vajzën tjetër që shkuan të jepnin ndihmën e tyre.

Ndërkohë edhe në Sarandë u njoftua për një 4 vjeçar që e zuri korrenti por fatmirësisht mjekët e shpëtuan të voglin.