Një krim në familje u regjistrua mesditën e sotme në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë dy prindërit e tij, për të cilët aktualisht raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Por pas disa orësh arratie autori Hajri Neziri, 25 vjeç, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit.
7
Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku një 25-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë prindërit e tij, Destan Haziri, 75 vjeç dhe Hasije Neziri 64 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes palëve.
Dy të moshuarit u transportuan me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.