Durrës/ Gjendet e pajetë në tarracën e pallatit 50-vjeçarja, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer


Një lajm tronditës ka ndodhur në Durrës ,një grua 50-vjeçare, e identifikuar si shtetase A. D., është gjetur e pajetë në tarracën e një pallati në lagjen nr. 1 të Durrësit

Dyshohet se viktima është vetëvrarë dhe se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Bashkëshorti i saj ka kallëzuar policinë pasi ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk kishte kthyer më.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.