Durmishi: Për Kreshnik Bekteshin borxhi prej 24 milionë euro është muaj mjalti, për ne është problem serioz

Komuna e Tetovës ka reaguar pas deklaratës së ministrit të EKonomisë ku ky I fundit tha se përfundoi “Muaji i mjaltit” të Bilall Kasamit. Kreu i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, tha se qëllimi i tyre që prej fillimit ka qenë transparenca dhe nxjerrja në pah e të gjitha keqpërdorimeve që ka bërë garniture paraprake në Komunën e Tetovës. “Nëse për ju borxhi i krijuar nga ana e ekosponetëve prej 24 milionë euro paraqet muaj mjalti, për ne paraqet problem serioz i cili kërkon zgjidhje serioze”, tha Durmishi.