Durmishi: “E kuptoj famën që dëshironi t’a merrni nëpërmjet këshillit, por nuk është e ndershme me qytetarët”

Dje në senacën e 3-të të Këshillit të Komunës Tetovës pas një debati prej dy oreve këshilltarët e BDI, Më Mirë për Tetovën dhe LSDM nuk e kanë votuar pikë e rending të ditës ku kompentencat për mirëmbajtjen e rrugëve duhej t’i kalonin NPK-së, nën arsyen se nuk është i mjaftueshëm dokumentacioni shkruan Pa Censurë.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi ka shkruar: “ Rasti mbret i botës!

Dje këshilli komunal i Tetovës mbajti seancën e 3-të me rradhë ku si pikë e rendit të ditës kishim që komuna t’ia jep të drejtën për mirëmbajtjen e rrugëve përgjatë sezonit të dimrit NPK “Tetova” Tetovë, sepse përgjatë muajve që kaluan kishim para vetes procesin zgjedhor dhe dokumentacionet e prokurimeve, publike qe ishin me afate kohore të vonuara, ndërsa komuna nuk disponon mjete dhe maqineri për mirëmbajtjen e rrugëve përgjatë sezonit të dimrit!

Më pastaj NPK “Tetova” Tetovë pas përfundimit të sezonit të dimrit do të vjen me raport e dokumentacion dhe do të na informon në këshill si e ka menaxhuar!

Pas një debati gati 2 orësh, në fund si kryetar këshilli kërkova që të kalon pika e rendit të ditës, ku nuk gjeta mirëkuptim nga këshilltarët dhe nuk kaloi me arsyen sepse kishte mungesë dokumentacioni!

E kuptoj kuriozititen e madh që e keni për të kuptuar funksionimin e këshillit dhe dëshirën për të ndryshuar qytetin për të mirë, e kuptoj edhe frikën se mos votoni diçka pa i parë gjërat në përpikmëri, e kuptoj edhe famën që doni ta arrini përmes këshillit, e kuptoj edhe tryezën partiake, të gjitha janë të kuptueshme me sinqeritetin më të madh!

Por, sot bora na kaploi dhe çka do të bëjmë ne? Do presim që juridikisht dhe financiarisht të jemi të mbuluar, dhe nuk do të dalim në malesine e qytetit qe t’i pastrojmë rrugët. Si do ju arsyetohemi banorëve të Malësisë nëse përkeqësohet situata, çka do ju themi nëse ata duhet të rrijnë të ngujuar nga bora e madhe?!

Jo vetëm NPK “Tetova” Tetovë po nëse ka nevojë edhe shtabin e emergjencës edhe të gjitha kompanitë që posedojnë mjete dhe maqineri për pastrim do t’i lajmërojme dhe do i pastrojmë rrugët e fshatrave e qytetit!”