Durmishi: Do të shqyrtohet kërkesa e sindikatave për pagë minimale prej 450 eurove

Kërkesat e sindikatave për rritje të rrogës minimale dhe gjetjes së zgjidhjes me odat, tregtarët, eksportuesit dhe prodhuesit e ushqimit për stabilizim të çmimeve do të jenë prioritetet e ministrit të ri të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Siç informoi ai në konferencën e parë për shtyp pas emërimit të tij, do të angazhohet për dialog të hapur në suaza të Këshillit ekonomik-social (KES) dhe që në takimin e parë të KES-it nën kryesimin e tij do të shqyrtohet kërkesa e sindikatave për rritje të rrogës minimale në 450 euro në 100 ditët e para nga formimi i qeverisë së re.

Theksoi se do të vazhdojë procesi i përpunimit të ligjit të ri për marrëdhënie të punës dhe të ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, të cilët, shtoi, do të jenë nëd rejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve.

Porositi se së bashku me odat dhe afaristët do ta shqyrtojnë listën prej 1.600 prodhimeve për Ligjin për praktika jo tëd rejta tregtare q[ tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare, ndërkaq pritet ligji nga shtatori të funksionojë dhe të çojëd rejt uljes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Paralajmëroi se në pediudhën në vijim do të parashtrojë kërkesë në Entin shtetëror për revizion për revizion të plotë të punës së Ministrisë së Ekonomisë duke filluar prej vitit 2015.

Siç saktësoi, me riorganizimin e ri, fokusi kryesor i Minsitrisë së Ekonomisë dhe Punës do të jetë mbështetja e përforcuar për industrinë, krijimi i masave për kopmpanitë mikro, të vogla dhe të mesme, rritja e konkurrencës së biznesit, tregu i brendshëm, tregtia, si dhe mbështetja e punëdhënësve, krijimi i masave dhe politikave për punësim, përmirësim të tregut të punës dhe mbrotjja e të drejtave të punëtorëve.

Në fokus, siç theksoi, do të mbeten ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat janë më të shumta në industrinë vendore dhe për to do të rriten financat dhe masat.

Theksoi se me riorganizimin e ri dhe ndërmarrjen e sektorit të punës do të ndërlidhen biznesi dhe punëdhënësit në një tërësi.

Premtoi se do të bëhet reformë e plotë e masave aktive në tregun e punës në mënyrë që të mund të arrihen efektet e vërteta.